Pas hapjes së shkollave që ishin mbyllur rreth një viti në Kamenicë, ka reaguar ish-kryetari i Komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, i cili i ka uruar nxënësit dhe prindërit.
Surdulli përmes një postimi në Facebook, u shpreh i lumtur me hapjen e shkollave dhe ndërprerjen e reformës së nisur nga Qendron Kastrati, kryetari në largim i Komunës së Kamenicës.
“Të gjithë nxënësve, prindërve të nxënësve, mësueseve, arsimtarëve, drejtorëve të shkollave, punëtorëve ndihmës dhe gjithë qytetarëve iu uroj fillimin e mësimit shkollor pas 2 viteve në fshatin Busavatë dhe pas një viti e më shumë në Petroc, Karaçevë të Poshtëme, Shipashnicë të Poshtëme e Kopërnicë”, tha ai.
Ai theksoi se mësimi i humbur i rreth 500 nxënësve është i pa kompenzueshëm.
“Kjo që ka ndodhur me humbjen e mësimit të rreth 500 nxënësve për këtë kohë të gjatë është e pa kompenzueshme për fëmijët tanë por ka mund me vazhduar kjo e keqe edhe pas 14 nëntorit 2021”, u shpreh Surdulli.