Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar pasi Prokuroria Speciale ka dorëzuar aktakuza ndaj presidentit Hashim Thaçi, dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.
Mustafa ka thënë se edhe nga drejtësia ndërkombëtare do të konfirmohet pë luftën e drejtë dhe të pastër të UÇK-së.
“Besoj thellë se lufta e UÇK-së ishte dhe do të konfirmohet nga drejtësia ndërkombëtare si luftë e drejtë dhe pastër, se luftëtarët e UÇK-së luftuan për ta mbrojtur popullin e Kosovës nga terrori, likuidimi dhe gjenocidi serb”, ka shkruar Mustafa në Facebook./GazetaSinjali/