image Reagon Ilda: Nuk mbaj përgjegjësi për njerëzit që bien në rrugë

Rajon

Showbiz/ Reagon Ilda: Nuk mbaj përgjegjësi për njerëzit që bien në rrugë

news image

Eriketa Gjuzi, 64 vjeçare u rrëzua për tokë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë në Tiranë.

Për këtë incident është fajësuar prezantuesja e njohur nga Shqipëria, Ilda Bejleri, mirëpo një gjë të tillë ajo e ka mohuar.

Përmes një postimi në orët e vona të natës në Instagram, Ilda thotë  se ndihet e pafajshme dhe se kjo mund të vërtetohet duke parë incizimet në polici.

Ajo madje shton se nuk mban përgjegjësi për njerëzit që rrëzohen në rrugë, ndërsa këmbëngul se makina e saj nuk ishte në lëvizje në momentin që viktima kishte rënë në tokë./GazetaSinjali/