image Reagon Hoti: Kandidati për Kryeministër caktohet nga LDK-ja, jo nga studiot apo rrjetet sociale

Politikë

Reagon Hoti: Kandidati për Kryeministër caktohet nga LDK-ja, jo nga studiot apo rrjetet sociale

news image

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se kandidati për këtë pozitë nga LDK, caktohet nga LDK-ja, jo nga studiot apo rrjetet sociale, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë ditur vetë Hoti përmes një postimi në Facebook, i cili tha se LDK-ja nuk është vetëm parti, por edhe shkollë e të menduarit politik, që e ruan kursin e zhvillimit demokratik dhe euro-integrues të Kosovës.

“LDK-ja i ka mbijetuar kohës së represionit serb, duke organizuar institucionet e Republikës së Kosovës”, shkroi ai.

Postimi i tij i plotë:

Kandidati për Kryeministër i LDK-së caktohen nga LDK-ja, jo nga studiot apo rrjetet sociale.

LDK-ja nuk është vetëm parti, por edhe shkollë e të menduarit politik, që e ruan kursin e zhvillimit demokratik dhe euro-integrues të Kosovës.

LDK-ja i ka mbijetuar kohës së represionit serb, duke organizuar institucionet e Republikës së Kosovës.

LDK-ja i ka mbijetuar një gare të egër politike në vitet e pasluftës, kur zyrtarët e saj janë vrarë, por e ka ruajtur kursin e zhvillimit demokratik të Kosovës.

LDK-ja tash e ka sfidën e radhës, për të mos e lënë shtetin e Kosovës të rrëshqasë drejt autokracisë, izolimit dhe regresit.

LDK-ja nuk është perfekte, por është vlerë për Kosovën. Dhe do ta fitojë edhe këtë sfidë, jo për veten e saj, por për Kosovën.

Është obligim i LDK-së që gjeneratat e reja të zhvillohen duke u mësuar me tolerancën dhe demokracinë, me vlera njerëzore dhe evropiane, e jo me antivlera, militantizëm, dhunë dhe autokraci.

/Gazeta Sinjali/