image Reagon Haradinaj pas deklaratës së Shtetit Amerikan: Sot ndihem i përmbushur dhe i sigurt

Kosovë

Reagim/ Reagon Haradinaj pas deklaratës së Shtetit Amerikan: Sot ndihem i përmbushur dhe i sigurt

news image

Ish-kryeministri njëherit kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare Facebook ka thënë sedeklarata e krerëve të lartë të Administratës amerikane dhe Departamentit të Shtetit se nuk ekziston një plan sekret për shkëmbime territoresh, është siguria më e madhe dhe garancia më e duhur që i nevojitet Kosovës sot për të ecur përpara.

“Ai plan ka pasë mundësi të jetë në tavolina tjera, por asnjëherë në tavolinën e udhëhequr nga SHBA-të. Sonte, ndihem i përmbushur dhe i sigurtë, që kjo bindje po konfirmohet edhe deklarativisht”, shkruan Haradinaj

Ai tutje shkruan se marrëdhëniet tona me Amerikën janë të pathyeshme, të pacenueshme, dhe të përhershme. Shtëpia e Bardhë dhe Washingtoni janë tempull i shenjtë i lirisë dhe pavarësisë sonë./ Gazeta Sinjali/

Deklarata e krerëve të lartë të Administratës amerikane dhe Departamentit të Shtetit se nuk ekziston një plan sekret për…

Posted by Ramush Haradinaj on Thursday, March 26, 2020