image Reagon Grenell pasi Kosova nuk u ftua nga ShBA-ja në "Samitin e Demokracisë" - Sinjali

Reagon Grenell pasi Kosova nuk u ftua nga ShBA-ja në “Samitin e Demokracisë”

news image

Ish i dërguar nga ShBA-ja për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pas mos-ftesës së presidentit Biden për Kosovën dhe Serbinë në Samitin e Demokracive që mbahet në dhjetor në SHBA.

Grenell përmes një postimi në Twitter ka thënë se Biden po përbuz Kosovën dhe Serbinë.

Tutje Grenell është shprehur se Biden po vazhdon të luajë lojëra politike në rajon, teksa sipas tij këtë nuk e bënte paraardhësi i Biden, Donald Trump.

Ky i fundit, siç tha Grenell ka punuar në të mirë të ekonomisë së rajonit duke nxitur krijimin e vendeve të punës dhe “duke hedhur poshtë lojërat e politikanëve të 20 viteve të fundit”.

Postimi i plotë i Grenell:

Biden përbuz Kosovën dhe Serbinë. Ai i rikthehet të luajturit politikë në rajon. Trump kujdeset thellë për njerëzit e Ballkanit. Ai hodhi poshtë lojërat e politikanëve të 20 viteve të fundit dhe në vend të kësaj nxiti krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik. Punë jo politikë!.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin