Një ngjarje e pahijshme ka ndodhur dje në futbollin kosovar, kur futbollisti i ekipit nga liga e tretë, Arbanasi e sulmoi gjyqtarin e ndeshjes, Diamant Hotin i cili po ndante drejtësinë në ndeshjen Istogu O3-Arbanasi.
Një ditë pas kësaj ngjarje, ka reaguar vetë Hoti, i cili ka thënë se dhuna e skuadrës mysafire nuk do ta zmbraps atë në detyrën e tij.
Hoti është zotuar do të gjykoj ndeshëm detyrën e tij dhe do ta mbajë me nder uniformën e FFK-së, teksa me gjuhën e futbollit përshkruajti zhvillimin e lojës ku u sulmua.
Reagimi i tij i plotë:
“Te nderuar, familjar, miq, kolegë, dhe gjithë ju qe më keni kontaktuar me rastin e incidentit të ditës se djeshme, une jam mirë me shëndet falë Zotit, por edhe falë reagimit të shpejtë të Policisë së Kosovës të cilët e parandaluan më të keqen. Isha i deleguar për të ndarë drejtësinë në ndeshjen e ligës së tretë Istogu 03 – Arbanasi, loja kishte rrjedhë normale, me një lojë të fortë nga të dyja anët, gjithqka ishte në rregull pranë rezultatit 3:2 kur në min e 94, lojtari i zëvëndësuar i skuadrës së Istogut ka hyrë gabimisht në lojë, për afro 5,6 sekonda, pas kësaj e ndali lojën dhe lojtari i cili hyri gabimisht e ndëshkoj me kartonin e verdhë sipas rregullores, por kjo nuk ishte e drejtë për lojtarët e Arbanasit, pasi ata në menyrë të vazhdueshme kërkonin penallti, kjo nuk ekziston në rregulloren e futbollit pasi i njejti lojtar nuk ka interferuar aspak ne aksion, dhe nuk ka pas kontakt me topin. Pas gjithë kësaj tollovie lojtarët e Arbanasit na vërsulen në drejtim timin, të asistentit të parë si dhe delegatit të ndeshjes, duke na ofenduar në mënyrat më të rënda, sharje, ofendime, kërcënime të vazhdueshme të pandërprera. Pas këtyre ofendimeve dhe kanosjes në drejtim timin e ndëshkoj me të kuq portierin musafir, nga ky ndëshkim vie edhe sulmi i pabesë i lojtarit musafir nga mbrapa shpine duke mos e vërejtur aspak. Akte të tilla të dhunës nuk kanë vend aspak në futbollin kosovar, kjo është krijuar si zakon në futbollin tonë, andaj ftoj organet kompetente Federatën e Futbollit të Kosovës, Ligën Rajonale në Pejë, që këta individ të marrin denimin e merituar, sepse çdo ditë e më shumë po bëhet e pamundur zhvillimi normal i ndeshjeve, sidomos në rangjet më të ulëta garuese, duke na pamundësuar kryerjen e detyrës zyrtare, unë jam i gatshëm të përgjigjem kur do herë, në rast se kam gabuar te rasti ne fjalë, por rregullorja e thotë shumë qartë se ajo penallti nuk ekziston.
Sa i përket asaj që ne jemi te infiltruar ne gjëra të pista, unë publikisht zotohem se gjatë gjithë kësaj kohe, i kam shërbyer FFK-së dhe uniformën që e mbaj të veshur, me nder dhe përkushtim maksimal, çdo cent të fituar e kam me djersë, mund dhe sakrificë!
Uroj që ky të jetë rasti i fundit, sepse gjëra të tilla nuk na shpien askund dhe nuk i kontribon askujt në asnjë formë.
Raste të tilla mua personalisht nuk më zbrapsin aspak mbrapa, sepse kam zbatuar rregulloren, por unë do jem prapë ne kryerjen e detyrës zyrtare, atehere kur Federata e Futbollit të Kosovës ta sheh të arsyeshme delegimin tim.