image Reagon Gjuriq pasi Presidenca e Kosovës ia përmend rastet e korrupsionit në Serbi

Politikë

Reagon Gjuriq pasi Presidenca e Kosovës ia përmend rastet e korrupsionit në Serbi

news image

Ambasadori i Serbisë në Washington, Marko Gjuriq, ka thënë se aksioni i institucioneve të Republikës së Kosovës në krye me kryeministrin, Albin Kurti, në veri të Kosovës “s’ka të bëjë me luftën kundër krimit dhe korrupsionit”.

Ai ka pretenduar se shteti serb është duke luftuar krimin dhe korrupsionin.

Ndaj këtij qëndrimi të Gjuriq ka reaguar shefi i Stafit të Presidentes së Republikës së Kosovës, Blerim Vela, i cili ka listuar një numër të madh të rasteve të korrupsionit për të cilat Serbia s’ka bërë asgjë për t’i zgjidhur.

Të njëjtat raste janë përmendur edhe nga BE-ja kur është konstatuar ngecja e Serbisë në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.

Gjuriq s’ka qëndruar përsëri pa reaguar ndaj Velës.

Ish-drejtori i të ashtuquajturës zyra për Kosovën ka eskaluar duke e quajtur Blerim Velën si “qytetar të Serbisë”.

“Z.Vela, si qytetar i Serbisë ju jeni të obliguar që të raportoni çfarëdo rasti të korrupsionit tek zyra e Prokurorit në Leskovac”, ka shkruar Gjuriq.

/GazetaSinjali/