image Gjermania pas armatosjes së Serbisë nga Kina: Përafroni politikat me BE-në

Evropë

Gjermania pas armatosjes së Serbisë nga Kina: Përafroni politikat me BE-në

news image

Gjermania tha më 12 prill se ka parë raportimet se Serbia ka pranuar raketa kundërajrore ruse, duke paralajmëruar se ky shtet i Ballkanit duhet të përafrojë politikën e tij të jashtme me të Bashkimit Evropian, nëse dëshiron të bëhet anëtar i bllokut.

Mediat kanë raportuar se avionët transportues të ushtrisë kineze javën e kaluar kanë transportuar në Beograd sistemin e mbrojtjes tokë-ajër FK-3, sistem që është i ngjashëm me sistemin rus S-300, apo atë amerikan, Patriot.

Autoritetet në Serbi ende nuk kanë konfirmuar se kanë pranuar dërgesën me këto sisteme.

Beogradi ka paguar për raketat FK-3 dhe për dronët luftarakë kinezë CH-92A më 2019, duke e bërë Serbinë operatoren e parë të këtyre armëve kineze në Evropë.

Si një çështje parimore, pritjet e Qeverisë federale për të gjithë kandidatët që aspirojnë t’i bashkohen BE-së është se ata i bashkohen politikës përbashkët të jashtme të BE-së dhe politikës së sigurisë dhe në këtë mënyrë t’i afrohen gjithnjë e më shumë BE-së”, tha Zyra për media e Federatës së Gjermanisë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke folur në fundjavë gjatë stërvitjeve ushtarake, pranoi se ai planifikon që të prezantojë “krenarinë e re” të ushtrisë së tij gjatë kësaj jave, por nuk dha më shumë detaje.

Serbia po balancon aspiratat e saj evropiane dhe partneritetin me NATO-n, teksa ka lidhje shekullore fetare, etnike dhe politike me Rusinë.

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, të hënën, më 11 prill, përsëriti thirrjet që Serbia t’i bashkohet BE-së, Shteteve të Bashkuara dhe shteteve të tjera për të vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Beogradi ka votuar kundër Rusisë tri herë në Kombet e Bashkuara, por nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës.

Nëse dëshironi të bëheni anëtar të BE-së, që Serbia do, është thelbësore që në momente të tilla të bashkoheni me politikën e jashtme të BE-së dhe me sanksionet që përfshihen në këtë politikë”, tha Baerbrock.

Ushtria se kryesisht ka pajisje të kohës sovjetike dhe Rusia është një prej furnizuesve më të mëdha. Beogradi po ashtu varet nga furnizimet me gaz dhe naftë nga Rusia.

Perëndimi ka shprehur frikën se blerjet e armëve nga Kina dhe Rusia mund të kontribuojnë në rritjen e ndikimit të këtyre shteteve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, shkruan REL.

Të hënën, Vuçiq i tha Reuters se Serbia planifikon të blejë dhjetëra avionë luftarakë të tipit, Dassault Rafale, një lëvizje që sipas ekspertëve është sinjal se Beogradi po distancohet nga Rusia.

Ndërkaq, Kina ka investuar miliarda dollarë në Serbi, kryesisht përmes kredive të buta, investimeve në projekte infrastrukturore dhe energjetike.

/GazetaSinjali/