image Reagon edhe ambasada e Amerikës për marrëveshjen e hekurudhës mes Kosovës dhe Serbisë, e quan historike - Sinjali

Konferenca/ Reagon edhe ambasada e Amerikës për marrëveshjen e hekurudhës mes Kosovës dhe Serbisë, e quan historike

news image

Ambasada e Amerikës në Berlin ka reaguar përmes një postimi në Twitter pas nënshkrimit të marrëveshjes për linjën hekurudhore mes Kosovës dhe Serbisë.

Në profilin e ambasadës amerikane në Berlin është shkruar se Grenell ka hapur konferencën e sigurisë së Mynihut duke nënshkruar marrëveshjen historike për hekurudhat.

“Ambasadori Grenell e ka hapur Konferencën e Sigurisë në Mynih me nënshkrimin e marrëveshjes historike për hekurudhat dhe autostradat midis Serbisë dhe Kosovës, pas marrëveshjes së muajit të kaluar për të rivendosur fluturimet direkte midis Beogradit dhe Prishtinës”, shkruhet në njoftimin e ambasadës.

Kujtojmë që para marrëveshjes për hekurudha, Grenell ka arritur të përfundojë edhe marrëveshjen për linjën ajrore mes Kosovës dhe Serbisë./ Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin