image Reagon edhe Albin Kurti, flet për aktakuzën e ngritur nga Specialja ndaj Thaçit e Veselit

Politikë

Reagon edhe Albin Kurti, flet për aktakuzën e ngritur nga Specialja ndaj Thaçit e Veselit

news image

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur para mediave për ngritjen e aktakuzës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ndaj presidentit Thaçi e kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit.

Ai tha se kjo që po ndodh sot është pasojë e re e gabimeve të vjetra.

“Ajo që po ndodh sot, është pasojë e re e gabimeve të moçme”, tha Kurti.

Tutje, Kurti është shprehur se ai beson në pafajësinë e UÇK-së dhe luftëtarëve të saj.

“Lufta e UÇK-së, është luftë e drejtë, kundër një okupatori i cili kishte kryer gjenocid në vendin tonë, dhe se luftëtarët e lirisë edhe politikisht edhe historikisht janë në të drejtën e tyre e tonë. Po s’do mend se kjo ngritje e aktakuzës e dëmton imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, një takim i tillë nuk do mund të ishte i dobishëm. Unë besoj në pafajsinë e UÇK-së dhe mendoj se Kosova qysh moti ta ketë Drejtësinë e vet të paanshme që të gjykojë veprimet e veta”, tha ai./ Gazeta Sinjali/