image Reagon Driton Selmanaj, e arsyeton deklaratën e tij ndaj Saranda Bogujevcit

Kosovë

Reagon Driton Selmanaj, e arsyeton deklaratën e tij ndaj Saranda Bogujevcit

news image

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj ka thënë se deklarata e tij e mbrëmshme për deputeten e VV-së, Saranda Bogujevci, e bërë në një studio televizive është keqinterpretuar, shkruan Gazeta Sinjali.

Selmanaj ka shkruar në Facebook se deklarata e tij është thënë vetëm në këtë kontekst: “mjaftë më se jemi lodhur me përdorimin e temave tepër të ndjeshme për qëllime tejet të ulëta politike”.

Nuk ka të ndalur hovi i manipuluesve dhe shpifësve për qëllime të ulta politike. Po e ndjej për obligim njerëzor që të jap sqarim për të gjithë ata që nuk kanë pas rastin ta shikojnë emisionin pressing mbrëmë në televizionin T7. Normalisht që ky sqarim nuk vlen për manipuluesit, shpifësit dhe argatët e së keqes në këtë vend. Deklarata ime e mbrëmshme është thënë vetëm dhe vetëm në këtë kontekst: MJAFTË më se jemi lodhur me përdorimin e temave tepër të ndjeshme për qëllime tejet të ulëta politike”, ka shkruar Selmanaj.

Tutje, zëvendëskryeministri ka thënë se e kemi obligim kombëtarë dhe shtetëror që temën e të pagjeturve ta trajtojmë me dinjitetin dhe ndjeshmërinë më të lartë.

Kushdo që provon që me tema të tilla të ndërtoj kauzë politike kundër kundërshtarëve politik, apo të provoj që mbi to të ndërtoj karrierë politike është TURP, TURP që as toka nuk mund ta mbaj. Kemi obligim kombëtarë dhe shtetëror që temat e tilla si kjo e të pagjeturve ti trajtojmë me dinjitetin dhe ndjeshmërinë më të lartë njerëzore dhe shtetërore”, ka shkruar ai./Gazeta Sinjali/