image Çitaku i quan neveritëse dhe të papranueshme sulmet denigruese kundër Saranda Bogujevcit

Politikë

Çitaku i quan neveritëse dhe të papranueshme sulmet denigruese kundër Saranda Bogujevcit

news image

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se janë neveritëse dhe të papranueshme sulmet denigruese kundër nënkryetares së Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevcit.

Çitaku përmes një postimi në Facebook, ka thënë se rrjetet sociale po shpërfaqin mllefin e mbjellur në këtë shoqëri.

Ajo tutje ka thënë se me lehtësi të padurueshme shajm, fyejmë vetëm pse mendon ndryshe.

“Neveritëse dhe të papranueshme sulmet denigruese kundër Saranda Bogujevcit. Rrjetet sociale po shpërfaqin brutalisht se sa shumë mllef është mbjellur në këtë shoqëri. Me lehtësi të padurueshme shajmë, fyejmë, mallkojmë tjetrin, vetëm pse mendon ndryshe. Keq.” – ka shkruar Çitaku.

/GazetaSinjali/