image Reagon Drejtoresha e shkarkuar e DKA-së në Gjilan: U morëm vesh me liru detyrën, shpifje fjalët për nepotizëm

Arsim

Reagon Drejtoresha e shkarkuar e DKA-së në Gjilan: U morëm vesh me liru detyrën, shpifje fjalët për nepotizëm

news image

Pas shkarkimit nga pozita e drejtoreshës së Arsimit në komunën e Gjilanit, Selvete Sylejmani është deklaruar rreth shkarkimit të saj me anë të një postimi në Facebook.

Ajo tha se në takimi me kryetarin e komunës, Alban Hyseni, janë “dakorduar për lirimin e pozitës si drejtoreshë”, që kësaj, sipas Sylejmanit, i paraprinë “shpifjet dhe akuzar për nepotizëm”.

Drejtoresha e shkarkuar tha se ndihet “e pastër” ndaj këtyre akuzave.

“Në takimin zyrtar me Kryetarin e Komunes, z.Alban Hyseni, me datë 05.09.2022, u dakorduam për lirimin e pozitës si Drejtoreshë e Drejtorisë Komunale të Arsimit. Lirimit të pozitës i paraprinë shpifjet dhe akuzat për nepotizëm, nga njerëz jo kredibil, ish-politikan të dështuar e persona që kanë tentuar vazhdimisht të imponojnë e të inskenojnë manipulime të ndryshme tash e disa vite. Unë si Drejtoreshë e Arsimit ndjehem e pastërt ndaj këtyre akuzave dhe jap përgjegjësi të plotë para qytetarëve, për punën time prej ditës së parë në arsim”, ka shkruar ajo.

Sylejmani tha se përgjegjësia për punësimn e aplikuesve në konkursin e 24 qershorit nuk bie mbi kompetencat e drejtorit.

“Përgjegjësia për punësimin e aplikuesve në konkursin e datës 24.06.2022 nuk bie në asnjë formë mbi kompetencat e Drejtorit, prandaj çfarëdo akuze e pafaktuar ndaj meje, duke targetuar lidhjen time familjare me ndonjë prej kandidatëve, është e papranueshme dhe jologjike. Gjatë gjithë kësaj kohe, asnjëherë, askush nga zyrtarët e DKA-së nuk ka pasur asnjë lloj presioni nga ana ime, e nga ana e askujt tjetër dhe në këtë drejtim kam qenë gjithmonë e prerë. Antarët e komisionit të po këtij konkursi kanë kryer punën në mënyrë të pavarur”, është shprehur Sylejmani.

/GazetaSinjali/