Djali i ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, Klestor Veseli ka reaguar pas paraqitjes së parë të babait të tij në Dhomat e Specializuara të Hagës, shkruan Gaztea Sinjali.
Klestori ka shpërndarë një fotografi të babait në rrjetin e tij social Instagram, me një deklaratë të shkëputur gjatë fjalimit të sotëm në seancën e mbajtur në Hagë.
“Unë jam Kadri Veseli, kam lindur më 31 maj 1967 në Mitrovicë, SHTETI i Kosovës”, thuhet në mbishkrimin e fotografisë.
Ndryshe, Kadri Veseli u nis të enjten në Hagë pasi iu konfirmua aktakuza nga Gjykata Speciale për krime lufte. /Gazeta Sinjali/