Së fundmi, në shumë media shqiptare ka qarkulluar lajmi se Bleona Qerreti do t’i rikthehet fansave shqiptarë pasi e njëjta ka vendosur që të bëhet pjesë e formatit më të ndjekur “Big Brother VIP Albania”.
Këtë spekulim e ka hedhur poshtë vetë Bleona, e cila tha se lajmi në fjalë nuk është i vërtetë.
Sot Bleona i ka hedhur poshtë thashethemet përmes një postimi në Instagram.
“Me gjithë dashurinë e madhe që kam për fansat shqiptarë dhe këmbënguljen e tyre të më shohin në ekran më duhet t’ju them që këto lajme nuk janë të vërteta”, shkruan Bleona teksa i bën thirrje portaleve t’i heqin lajmet.