image Reagon Basha për ngjarjen në Velipojë, akuzon Ramën: Shteti është gjunjëzuar para krimit

Shqipëri

Reagon Basha për ngjarjen në Velipojë, akuzon Ramën: Shteti është gjunjëzuar para krimit

news image

Pas ngjarjes që tronditi Velipojën në natën e mbrëmshme ka reaguar edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai ka kritikuar Ramën duke thënë se postimi cinik i tij e konfirmon gjunjëzimin e shtetit përballë krimit.

Kur policia reduktohet në vegël të regjimit për të mbrojtur pushtetin dhe lidhjet me krimin, kur përgjigja e vetme sa herë përgjaken qytetet tona është “hëngshin kokat e tyre”, jeta e qytetarëve, fëmijëve dhe familjeve shqiptare është në rrezik.

Me postimin cinik si i sotmi pas masakrës së Velipojës, përgjegjësi për këtë situatë nuk e fsheh dot përgjegjësinë e tij, por vetëm rikonfirmon gjunjëzimin e shtetit para krimit të bërë njësh me pushtetin e tij të korruptuar deri ne palcë”, ka shkruar Basha në Twitter./Gazeta Sinjali/