Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti, përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook, ka shkruar se shkarkimi i Bordit të Telekomit ishte vetëm fillimi dhe se Qeveria e re do shpëtojë ndërmarrjet nga falimentimi.
Hoti gjithashtu ka theksuar se në ditët në vijim do të marrin vendime meritore lidhur me bordet e ndërmarrjeve dhe t’i analizojnë raportet e auditimit.
Gjatë ditës së sotme në mbledhjen e qeverisë u miratua propozimi i ministres së Zhvillimit Ekonomik, Rozeta Hajdari për shkarkimin e Bordit të Telekomit./ Gazeta Sinjali/