image Reagon Ardian Krasniqi, pas mbrojtjes së titullit: Kjo natë ishtë për të gjithë shqiptarët

Kosovë

Reagon Ardian Krasniqi, pas mbrojtjes së titullit: Kjo natë ishtë për të gjithë shqiptarët

news image

Boksieri shqiptar Ardian Krasniqi ka shënuar një tjetër sukses të madh në karrierën e tij profesionale, pasi ka mbrojtur titullin WBO Intercontinental dhe njëkohësisht është shpallur kampion evropian.

Krasniqi arriti këtë sukses pas fitores ndaj boksierit kroat Vinko Zadro, në një duel që u zhvillua në 12 raunde. Me këtë triumf, ai vazhdon të mbetet i pamposhtur në boksin profesionist, duke regjistruar 13 fitore në po aq ndeshje.

Pas përfundimit të meçit, Krasniqi reagoi përmes një mesazhi emocionues, duke e cilësuar këtë si një natë të paharrueshme dhe duke ia dedikuar suksesin të gjithë shqiptarëve, si dhe familjes dhe tifozëve që e kanë mbështetur gjatë rrugëtimit të tij.

“Çfarë nate magjike! Kjo natë ishte për të gjithë shqiptarët! U shpalla kampion Evrope dhe mbrojta me sukses titullin tim WBO Intercontinental. Faleminderit nga zemra të gjithë tifozëve që më dhatë forcë dhe besuat tek unë”, ka deklaruar Krasniqi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/