I ngarkuari me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Nicholas Giacobbe, ka mirëpritur tërheqjen e Njësisë Speciale dhe barrikadave nga pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai në një postim në Twitter ka shkruar se nënshkrimi i marrëveshjes nga Kosova dhe Serbia konsiston në përparim dhe ka bërë thirrje për rifillim të dialogut.
Progres i mirë nga Kosova dhe Serbia pas implementimit të marrëveshjes së ndërmjetësuar nga BE-ja në kufi. Prezenca e përkohshme e KFOR-it, për dy javë ne presim që funksionimi i kufirit të kthehet në normalitet. Koha që të ecet përpara në këtë momentum dhe të rikthehet seriozisht dialogu”, ka shkruar ai në Twitter.
Ky postim më pas është shpërndarë edhe nga faqja zyrtare e Ambasadës Amerikane në Kosovë./Gazeta Sinjali/
Good progress by Kosovo & Serbia implementing the EU-brokered agreement at the border. @NATO_KFOR’s presence is temporary, in two weeks we expect border operations to return to normal. Time to build upon this momentum and reengage earnestly in the Dialogue.
— Chargé d’Affaires Nicholas J. Giacobbe, Jr (@USAmbKosovo) October 2, 2021