Ambasada Amerikane në Kosovë ka thënë se Kosova është model partneriteti në luftën globale kundër ekstremizmit të dhunshëm, shkruan Gazeta Sinjali.
Në një postim në faqen zyrtare në Facebook, nga ambasada kanë publikuar një raport të vitit 2019 të Departamentit Amerikan të Shtetit mbi terrorizmin në Kosovë.
“Kosova është një model partneriteti në luftën globale kundër ekstremizmit të dhunshëm. Lexoni Raportin e Vendit të Departamentit Amerikan të Shtetit 2019 për Terrorizmin për Kosovën”, thuhet në reagimin e ambasadës./Gazeta Sinjali/