image Reagon Albulena Haxhiu: PZAP po tallet, institucion joserioz

Kosovë

Rinumërim/ Reagon Albulena Haxhiu: PZAP po tallet, institucion joserioz

news image

Deputetja e rizgjedhur e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, ka reaguar pas vendimit të PZAP-së për rinumërimin e rreth 1 mijë e 500 vendvotimeve.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur PZAP-në institucion joserioz duke thënë se po tallen duke marrë një vendim të tillë.

“Me zgjedhjet më të mira të organizuara ndonjëherë, PZAP ka gjetur të tallet duke dërguar rreth 1500 kuti në rinumërim. Institucion joserioz dhe duket i ndikuar fatkeqësisht.

Kot e kanë, fitoren e Lëvizjes nuk e ndalin dot, vullnetin e popullit nuk mund ta përmbysin ndonëse tentojnë ta vonojnë jetësimin e tij”, ka shkruar Haxhiu në Facebook./Gazeta Sinjali/