image Reagon Ahmeti pas masave të reja: Në rrugët e Prishtinës, 90% me maska

Kosovë

Reagon Ahmeti pas masave të reja: Në rrugët e Prishtinës, 90% me maska

news image

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka reaguar lidhur me masat e reja të vendosura nga Qeveria Hoti për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Ahmeti ka shkruar se 90% e qytetarëve në disa rrugë të Prishtinës kanë vendosur maskën.

“Sot në disa rrugë të Prishtinës, 90 përqind me maska. Falemnderit të gjithëve”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Kujtojmë, që nga sot do të fillojë edhe shqiptimi i gjobave për ata që nuk i respektojnë masat e vendosura nga qeveria, vendosja e maskës dhe respektimi i distancës sociale./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10160075122412166