image Reagojnë nga AAK: Nuk kemi kërkuar përkrahje prej Enver Hoxhajt për pozitën e presidentit por prej Thaçit e Veselit

Politikë

Reagojnë nga AAK: Nuk kemi kërkuar përkrahje prej Enver Hoxhajt për pozitën e presidentit por prej Thaçit e Veselit

news image

Deputetja e Kuvendit nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj ka reaguar pas deklaratave të ushtruesit të detyrës së kreut të PDK-së, Enver Hoxhaj lidhur me përkrahjen e Haradinajt për pozitën e presidentit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Kadrijajt, AAK nuk ka kërkuar përkrahje për kandidaturën e Ramush Haradinajt për president prej Hoxhajt, por prej ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kreut të PDK-së, Kadri Veselit.

“Ne nuk kemi kërkuar përkrahje prej Enver Hoxhaj, po kërkojmë përkrahje për presidentin prej themeluesve të PDK-së, bashkëluftëtarë dhe përkrahës të z. Hashim Thaçit e Kadri Veselit dhe gjithë atyre që kanë kontribuar në luftën e UÇK-së dhe kanë kontribuar në shtetndërtimin e Kosovēs. Tash është shumë e rëndësishme dhe në interes të shtetit, që për shkak të situatës në të cilën gjindemi, një personalitet si Ramush Haradinaj të jetë president”, shkroi Kadrijaj në Facebook.

Hoxhaj tha se ish-kreu i partisë, Kadri Veseli asnjëherë nuk e ka mbështetur kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn për president.

“Kadri Veseli asnjëherë s’i ka dhënë mbështetje Haradinajt për president”, ka thënë Hoxhaj në T7.

/Gazeta Sinjali/