image Reagimi i nënave të Srebrenicës pasi Mladiq u dënua me burgim të përjetshëm

Rajon

Reagimi i nënave të Srebrenicës pasi Mladiq u dënua me burgim të përjetshëm

news image

Pas verdiktit për Ratko Mladiqin, kanë reaguar edhe rrjeti i Nënave të Srebrenicës. Munira Subasiq kryetare e asociacionit “Nënat e Srebrenicës”, tha se krimineli Mladiq mori atë që e ka merituar.

Ajo ka thënë se ka pritur që Mladiq të dënohet për gjenocid edhe për komunat tjera ku janë kryer krimet gjatë luftës së Bosnjës, shkruan RadioSarajevo.

Ish-gjenerali i ushtrisë së Republika Srpskas, Ratko Mladiq, është dënuar me burgim të përjetshëm nga Tribunali i Hagës për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj popullatës joserbe në luftën e Bosnjës.

Gjykata e Apelit ka refuzuar të gjitha ankesat e mbrojtjes së Mlladiqit.

/GazetaSinjali/