image Reagimi i Mourinhos te goli i fitores, duket i nervozuar - VIDEO

Futboll

Reagimi i Mourinhos te goli i fitores, duket i nervozuar – VIDEO

news image

José Mourinho festoi në një mënyrë unike golin e Lorenzo Pellegrinit kundër Cagliarit.

Trajneri portugez u pezullua për ndeshjen në Sardegna Arena pasi ishte përjashtuar kundër Napolit.

Roma pranoi një gol në pjesën e dytë kundër skuadrës së Walter Mazzarrit, por arriti të rikthehet me golat e Roger Ibanez dhe Lorenzo Pellegrinit.

Italiani shënoi një goditje dënimi të përsosur, por kur kamerat kapën Mourinhon në tribunë, nuk do të mendohej se ishte skuadra e tij që kishte shënuar në saje të reagimit të tij interesant.

Roma ka 19 pikë në dhjetë ndeshje në Serie A.

Mourinho po ashtu postoni këtë foto në Instagram, pas ndeshjes, duke treguar që i pëlqen ushqimi dhe që ka përfunduar ndeshje e skuadra e tij i ka fitu 3 pikë.

/Gazeta Sinjali Sporti/