image Reagimi i BE-së për hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem

Politikë

Reagimi i BE-së për hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem

news image

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, ka komentuar pikën e marrëveshjes me Serbinë lidhur me hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem. Sipas tij, këto marrëdhënie janë angazhime bilaterale mes palëve.

“Pozicioni i BE-së për hapjen e ambasadave në Jerusalem nuk ka ndryshuar dhe mbetet i njëjtë, pasi asnjë shtet i BE-së nuk ka ambasadë në Jerusalem. Duhet gjetur një rrugë e përbashkët për të zgjidhur statusin e Jerusalemit si kryeqendër e dy shteteve, Izraelit dhe Palestinës”, është shprehur ai.

Në takimin e mbajtur në Washington ku u nënshkrua marrëveshja me Serbinë, Kosovës iu pranua njohja nga Izraeli, nëse do të hapte ambasadën në Jerusalem. Ndërsa Serbisë pritet që vitin tjetër ambasada t’i zhvendoset nga Tel Avivi në Jerusalem. /GazetaSinjali/