image Reagimi i ambasadës franceze pas raportimeve se bllokoi komunikimin me Presidentin Thaçi

Politikë

Reagimi i ambasadës franceze pas raportimeve se bllokoi komunikimin me Presidentin Thaçi

news image

Ambasada e Francës në Kosovë ka demantuar raportimet e disa mediave se kjo ambasadë ka bllokuar marrëdhëniet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ambasada franceze njofton se ka kontakte të rregullta me të gjithë liderët në Kosovë dhe nuk e ka bllokuar komunikimin me asnjërin prej tyre.

“Ambasada e Francës ka kontakte të rregullta me të gjithë liderët politikë dhe institucionalë dhe nuk “bllokon komunikimin” me asnjërin prej tyre”, thuhet në reagim./Gazeta Sinjali/