Rritja e numrit të rasteve të infektuar me COVID-19 dhe të të vdekurve ka zgjuar reagim të madh në vendin tonë, shkruan Gazeta Sinjali.
Dita ditës po ka afër 2 mijë të infektuar, ndërsa edhe rastet e vdekjeve janë rritur në muajin e fundit.
Për këtë ende nuk është parë ndonjë reagim nga deputetët e pozitës, që sa ishin në opozitë dinin t’i kritikonin qeverinë për menaxhimin e dobët të pandemisë.
Lideri Albin Kurti, Hajrulla Çeku, Fitore Pacolli, Arbërie Nagavci, Albulena Haxhiu e Glauk Konjufca janë disa nga anëtarët e partisë që janë në pushtet që kritikonin qeverisjen e LDK-së për menaxhimin në vitin e kaluar të pandemisë, ndërsa tash nuk kanë ndonjë fjalë.