Është miratuar projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor.
82 votuan pro këtij projektligji, derisa nuk pati asnjë votë kundër ose abstenim.
Më pas Kurti i falenderoi deputetët që votuan pro këtij projektligji.
“Faleminderit për votimin e marrëveshjes së parë”, tha Kurti, derisa pritet të votohen edhe dy marrëveshje tjera.
Vitin e kaluar, gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor arritën edhe marrëveshjen për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë dhe atë për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, dentistëve dhe arkitektëve.