image Rasti tragjik në Malësinë e Madhe, del fotoja e babë e bir që humbën jetën

Shqipëri

Rasti tragjik në Malësinë e Madhe, del fotoja e babë e bir që humbën jetën

news image

Pas 16 orësh kërkime, mëngjesin e sotëm u gjetën trupat e pajetë të babë e bir në Bogë, Malësi e Madhe, pasi makina e tyre u mor përpara nga rrjedha e lumit.

Rrjedha e ujit mori para mesditën e djeshme makinën me të cilën po udhëtonin Pjetër Gjoka me dy fëmijët, vajzën dhe djalin.

Vajza ka shpëtuar mrekullisht dje, pasi është nxjerrë nga mjeti nga banorët e zonës, ndërsa babë e bir u morën nga rrjedha e ujit të vrullshëm.

Screenshot 2022 11 21 101329 600x360 1

/GazetaSinjali/