image Rasti skandaloz i sulmit seksual ndaj vajzës 6-vjeçare, kërkohet paraburgimi i 51-vjeçarit

Drejtësi

Rasti skandaloz i sulmit seksual ndaj vajzës 6-vjeçare, kërkohet paraburgimi i 51-vjeçarit

news image

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit 51-vjeçar që dyshohet se sulmoi seksualisht një 6-vjeçare në një market në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur Prokuroria përmes një njoftimi për media.

Sinjali raportoi se personi që u ndalua pas denoncimit të nënës së vajzës nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm seksual’, është Hamit Mramori, shitës në marketin ‘Mita’ në rrugën ‘Qamil Bala’ në kryeqytet.

Lidhur me rastin, janë publikuar edhe pamjet e momentit kur qytetarë që kanë parë ngjarjen janë përballur me Mramorin, të cilët thonë se kanë parë të dyshuarin teksa ka sulmuar seksualisht vajzën e mitur.

Po ashtu e pranishme është edhe nëna e 6-vjeçares, e cila deklaron se vajzën e ka lënë ‘në besë’ të shkojë vetëm në market të blejë akullore dhe pije për vete, por nuk e ka ditur se mund t’i ndodhte diçka e tillë.

Banorët e lagjes dëgjohen teksa kërkojnë nga Mramori që ta lëshojë ‘mahallën’ deri më datën 1 të muajit gusht.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. 

/GazetaSinjali/