image Nesër protestohet për lirimin e pesë shqiptarëve të akuzuar për rastin "Monstra"

Drejtësi

Nesër protestohet për lirimin e pesë shqiptarëve të akuzuar për rastin “Monstra”

news image

Në prill të vitit 2012 ka ndodhur vrasja e pesë të rinjve në liqenin e Smilkovës në Shkup. E për këtë vrasje të pesëfishtë ishin dënuar gjashtë shqiptarë, shkruan Sinjali.

Mirëpo rasti ishte kthyer në rigjykim në fund të vitit 2017 dhe të dënuarit ishin liruar nga burgu. Por gjatë dy viteve që rasti ka qenë në rigjykim, Prokuroria nuk ka gjetur masa lehtësuese andaj dhe ka kërkuar dënimin e tyre. Tre prej tyre u dënuan me burgim të përjetshëm, dy me nga 20 vite burg, ndërsa një u lirua nga akuzat.

Në janar të këtij viti u organizua protestë, ku u kërkua lirimi i të dënuarve pasi familjarët e tyre pretendonin se janë të pafajshëm.

E një protestë tjetër do të mbahet nesër në Shkup. Protesta do të fillojë në orën 13:30 në sheshin Skënderbeu dhe do të vazhdojë deri te ambasada e BE-së.

Këtë e ka bërë të ditur Bedri Ajeti, nga këshilli i familjarëve të dënuar për rastin “Monstra”.

Sipas tij, kjo protestë do të mbahet që t’i njoftojnë organet zyrtare të BE-së për padrejtësitë dhe anomalitë që po iu bëhen qytetarëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë që kjo protestë do të jetë paqësore dhe iu ka bërë thirrje qyetarëve që t’i bashkangjiten.

Ju njoftojme se neser, e Merkure 08.09.2021, ne Shkup do te mbahen protesta paqesore kunder rasteve te montuara politike! Protesta do te filloj ne oren 13:30 ne sheshin Skender Beu dhe do te marshojme drejt ambasades se Bashkimit Europian, me seli ne Shkup”, ka shkruar Ajeti.

Protesta e kaluar u mbajt në janar dhe ka pasur tejkalim të situatës pasi është nevojitur ndërhyrja e policisë. /GazetaSinjali/