image Rasti i parë i shënuar me COVID-19 në Kore të Veriut, iku nga ajo e Jugut duke notuar përmes një kanali

Botë

Rasti i parë i shënuar me COVID-19 në Kore të Veriut, iku nga ajo e Jugut duke notuar përmes një kanali

news image

Dje në mediat botërore u raportua për rastin e parë të infektuar me koronavirus në Kore të Veriut.

Sipas BBC, bëhet fjalë për një burrë i cili kaloi nga Koreja e Jugut për në Kore të Veriut, duke notuar përmes një kanali rreth një milje.

Ndërkaq, burri që dyshohet se ishte pacienti i parë i konfirmuar me COVID-19 i Koresë së Veriut nuk e kishte virusin, thotë Korea e Jugut.

Koreja e Jugut tha që burri arriti në Veri duke u zvarritur përmes një kanali kullimi në një ishull jugor, dhe pastaj duke notuar rreth një milje.

Dhe në fundjavë, Korea e Veriut raportoi rastin e parë të dyshuar me COVID-19 për të cilin thoshte se pacienti ishte një koreano-verior që kishte “ri-dezertuar” nga Jugu.

Të hënën ushtria e Koresë së Jugut tha që 24-vjeçari arriti në Veri nga ishulli Ganghwa, afër kufirit.

Ai me sa duket ishte zvarritur nën tela me gjemba në një kullim që të çon në Detin e Verdhë, përpara se të notonte në Veri.

“Ne zbuluam vendndodhjen specifike nga e cila ai shpëtoi, pasi u gjet një çantë që besohet se i përkiste burrit”, tha Kol Kim Jun Jun-rak, sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, shkruan BBC.

Më parë, media shtetërore e Koresë së Veriut tha se burri kishte dezertuar në Korenë e Veriut tre vjet më parë, para se të kthehej në fillim të këtij muaji.

Ai arriti në qytetin e Koresë së Veriut në Kaesong, i cili është afër bregdetit, më 19 korrik dhe u dyshua se kishte koronavirusin.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, raportohet se urdhëroi një “sistem maksimal urgjence” që të përmbajë virusin.

“Personi nuk është as i regjistruar si një pacient me COVID-19, dhe as nuk klasifikohet si një person që ra në kontakt me pacientët me virus”, tha Yoon Tae-ho, një zyrtar i lartë shëndetësor në Korenë e Jugut, sipas Yonhap.

Testet e virusit u kryen te dy persona që kishin kontakt të ngushtë me të, dhe të dyja testuan negativ.

Korea e Jugut ishte një nga vendet e para jashtë Kinës që pati një shpërthim të rasteve me COVID-19, por tani ka virusin kryesisht nën kontroll.

Deri më sot, nëse e numërojmë edhe rastin e fundit, vetëm 12 persona janë larguar nga Koreja e Jugut për në veri./ Gazeta Sinjali/