449 qytetarë janë infektuar me COVID gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.
Kurse, brenda 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë tre persona.
Një qytetar nga Kurbini 78 vjeç, një qytetar nga Tirana 80 vjeç dhe një qytetare nga Tepelena 83 vjeç.
Numri i rasteve aktive në Shqipëri ka shkuar në 7,542.
Kurse, janë shëruar 884 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 257,975 që nga fillimi i epidemisë.