Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar edhe 62 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Rastet e reja vijnë nga 11 komuna të vendit.
“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 17 raste, komuna e Prizrenit 14 raste, komuna e Gjilanit 8 raste, komuna e Pejës 8 raste, komuna e Vushtrrisë 6 raste, komuna e Drenasit 2 raste, komuna e Suharekës 2 raste, komuna e Vitisë 2 raste dhe me nga një rast komuna e Fushë Kosovës, Junikut dhe Malishevës”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.