image Rastet e reja me COVID-19 vijnë nga këto komuna

Shëndetësi

Rastet e reja me COVID-19 vijnë nga këto komuna

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) i ka publikuar rezultatet e 24 orëve të fundit rreth koronavirusit.

Nga 818 mostra të testuara, 130 persona kanë rezultuar të infektuar me COVID-19.

Rastet e reja janë nga këto 19 komuna:

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 52 raste, komuna Gjilan 16 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Podujevë 8 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Dragash 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Lipjan, Skenderaj dhe Suharekë. ”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së ./Gazeta Sinjali/