image Rastet e dhunës në familje, viktima kryesisht femrat

Siguri

Rastet e dhunës në familje, viktima kryesisht femrat

news image

Policia ka arrestuar një person në fshatin Baimofc të Obiliqit, i cili dyshohet për dhunë në familje, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se i dyshuari nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, e cila më pas ka marrë trajtim mjekësor në spital.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Kujtojmë se pothuajse çdo ditë raportohen raste të dhunës në familje, ku kryesisht viktima qoftë të bashkëshortëve apo edhe të familjarëve të tjerë janë femrat.

/GazetaSinjali/