Një qendër votimi në Grabavicë të Sarajevës është mbyllur përkohësisht për shkak të një rasti të vdekjes, raporton “Dnevni Avaz”.
Një 81-vjeçare ka vdekur në hyrje të qendrës pas një sulmi epileptik, siç ka bërë të ditur mediumi boshnjak.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ndihma e shpejtë dhe Policia.
Qendra e votimit do të mbetet e hapur edhe pas orës 19:00. Ndërkohë në Mostar është raportuar për sulm ndaj kryesuesit të një qendre votimi.