Prishtina ka shënuar fitore minimale në “Fadil Vokrri” kundër Dritës. Por një tjetër situatë e diskutueshme sa i takon çështjes së referimit është rikthyer në futbollin kosovar.
Në fund të takimit, më saktësisht në minutën e 88, një rivënie nga këndi ka shkaktuar polemika të shumta, raporton Gazeta Sinjali.
Rivënia nga këndi, i jepet një mundësi e mirë për Dritën që të rrezikojë seriozisht, portën e Prishtinës, por që ndërhyjnë mbrojtja e Prishtinës.
Në përpjekje për ta larguar topin ka një kontakt mes futbollistit të Prishtinës dhe atij të Dritës. Gjyqtari i ndeshjes ka referuar goditje dënimi në fazën e sulmit./Gazeta Sinjali/