image Rashiqi ironizon: Duke e ditur burokracinë e BE-së, pres që dialogu të vazhdojë deri në vitin 2068

Politikë

Rashiqi ironizon: Duke e ditur burokracinë e BE-së, pres që dialogu të vazhdojë deri në vitin 2068

news image

Ish-këshilltari i Albin Kurtit, njëherësh edhe kryetar i Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiq, dialogun mes Kosovës dhe Serbisë e ka quajtur improvizim, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Rashiq, rezultatet e dialogut mes këtyre dy vendeve janë minimale.

Dialogu në kohën e fundit është vetëm improvizim, nuk ka ndonjë dialog të thellë i mirëfilltë, dialog i cili e ka për detyrë sikur që u dashtë me pas njerëz të terrenit, ose më mirë me thënë integrimin e komunitetit serb në institucionet e Kosovës, përkundrazi e ka vetëm një improvizim dhe vetëm po vazhdon i tillë”, është shprehur Rashiq.

Ai ka ironizuar edhe me zvarritjen e këtij procesi tash e sa vite.

Rashiq ka thënë se duke parë ecurinë e mbarëvajtjes së tij, dialogu nuk do të përfundojë deri në vitin 2068, dhe për këtë e fajëson Bashkimin Evropian.

“Duke e ditur aftësinë e Bashkimit Evropian në këtë rast burokracinë e saj unë po pres që dialogu të vazhdojë deri në vitin 2068. Por, këtë po e them me ironi”, ka thënë kryetari Rashiq për FrontOnline. /GazetaSinjali/