image Rashiq: U zgjodha në mënyrë legjitime ministër, sjellja e Vuçiqit më tronditi

Politikë

Rashiq: U zgjodha në mënyrë legjitime ministër, sjellja e Vuçiqit më tronditi

news image

Kryetari i Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiq, ka thënë se kryeministri i Republikës e Kosovës, Albin Kurti e ka zgjedhur bërë atë ministër në bazë të ligjeve të Kosovës.

Pas bojkotimi të institucioneve nga ana e Listës Serbe, edhe dorëheqjes së Groran Rakiqit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka emëruar Nenad Rashiqin, ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.

Por kjo nuk ishte pritur mirë nga Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq,  ku ky i fundit kishte përdorur fjalë përçmuese ndaj Rashiq edhe këshilltares e tij, Rada Trajkoviq.

“Unë personalisht u befasova plotësisht, madje edhe i tronditur nga sjellja e presidentit të Serbisë”, ka deklaruar Kryetari i Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiq.

“Neni 94 thotë se kryeministri, sipas ligjeve të Kosovës, ka të drejtë të shkarkojë dhe emërojë ministrat pa pëlqimin e Kuvendit”, ka thënë Rashiq.

“Deri më tani as nuk kam parë as dëgjuar që presidenti i ndonjë shteti në botë të ketë përdorur një fjalor të tillë dhe shprehje të tilla”, ka theksuar Rashiq për mediumin serb TV Insajder.

Emërimi i Rashiq-it ka ndodhur një muaj pas bojkotimit të institucioneve nga serbët lokal të Kosovës në katër komunat veriore të Kosovës.

Ndërsa për shkak të emërimit të Nenad Rashqi, edhe Rada Trajkoviq-it, presidenti i Serbisë, Vuçiq ka thënë se nuk do të shkojë në Samitin e Bashkimit Evropian edhe 6 vendeve të Ballkanit Perëndimorë.

Por nuk është arsyeja e vërtet, kjo është një pretekste i Vuçiqit për të ikur nga deklarata e përbashkët ku 6 vende Ballkanit  Perëndimor të cilat do të zotohen se do të vendosin sanksion ndaj Rusisë, ka thënë Blerim Vela, shef i Kabinetit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

/GazetaSinjali/