image Rashiq për situatën e krijuar në veri: Krejt jemi nga pak fajtor

Politikë

Rashiq për situatën e krijuar në veri: Krejt jemi nga pak fajtor

news image

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka fajësuar të gjithë nga pak për situatën në veri të Kosovës, duke shtuar se duhet të bëhet diçka më shumë që ajo pjesë të jetë më e qëndrueshme dhe të mos jetë burim krize.

Rashiq tutje deklaroi se institucionet e Kosovës duhet të bëhen “të zotët e punës” dhe të propozojnë koncepte për zgjidhje në veri, kur është folur për çështjen e Asociacionit.

“Krejt jemi nga pak fajtor. Konsideroj së pari përgjegjësia duhet të jetë individuale. Disa sene kam mundur t’i bëj edhe unë më mirë. Procesin e pajtimit kemi mundur ta përfundojmë më herët. Kemi mundur që serbët e veriut t’i integrojmë më shpejt”, ka thënë Rashiq në KTV.

“Duhet të bëhet diçka më shumë efikase, më konkrete, më miqësore. Unë jam për një koncept që ne e propozojmë, duhet të jemi të zotët e punës. Kryeministri e ka propozuar një vizion, por duhet të thellohet”, shtoi ai.

/GazetaSinjali/