image Rashiq për përgjimin e Kusarit: Nuk befasohem, Haradinaj thoshte se e ka mik shtëpie Radojçiqin

Politikë

Rashiq për përgjimin e Kusarit: Nuk befasohem, Haradinaj thoshte se e ka mik shtëpie Radojçiqin

news image

Nenad Rashiq, ministër për Komunitete dhe Kthim, ka komentuar përgjimin e Mimoza Kusari-Lilës, e cila dëgjohet teksa e pranon se ka komunikuar 2-3 minuta me Milan Radoiçiqin, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit e në listë të zezë të ShBA-së.

Rashiq tha se Slavko Simiq, që ishte pjesë e përgjimi, ka mundur ta inçizojë të njëjtën.

“Simiqi ka qenë aty me qëllim, duke po supozoj që ai ka pasur një rol, një detyrë për të bërë një incizim, këhstu bile po më duket kisha thënë, sepse kjo shihet që është dikund në zyre dhe ju mundeni sa i përket fuqisë së zërit ta vlerësoni kush është më afër, kush më larg mikrofonit. Kështu dhe fatkeqësisht nuk është diçka që më befason si koncept, sepse dihet që në politike ka metoda të ndryshme por disa janë morale, disa sikurse kam pritë prej tyre nuk janë normale dhe çfarëdo lloj komunikimi që bëhet në aspektin e tillë, është për mua keqpërdorim kështu të një besimi politik”, tha ai në Tëvë 1.

Tutje, Rashiq e përmendi se edhe Ramush Haradinaj, ish-kryeministër i Kosovës, deklaronte se e ka mik shtëpie Radojçiqin.

“Dhe po ua rikujtoj se para Mimozes ose me thënë shumë më herët Mimozes prej vitit 2017, 2018, 2019 e ka lloj lloj të ndryshëm të përfaqësimit të lartë që unë do ti citoj tash, psh ish-kryeministri ka thënë bukfalisht ka qenë mysafir në televizionin në Çagllavicë është “Slobodno Srbski”, i cili ka thënë që Radoiqiqin e ka mik të shtëpisë, kryeministri zoti Haradinaj, dhe kjo është një info e vjetër. Prandaj jo vetëm ajo që ai është i vetmi që ka pasë guxim të tregoj një gjë të tillë por ju e dini që në forma të ndryshme dhe duke nisur nga zotëri Thaçi deri te tjerët, kanë deklaruar se kanë një bashkëpunim dhe kjo ka qenë jo vetëm në formën verbale por në formën politike.” – shtoi ai.

/GazetaSinjali/