Lidhur me mbajtjen e Rada Trajkoviqit në Merdarë, ministri për komunitete dhe kthim, Nenad Rashiq u shpreh se këshilltarja e tij po qëndron për 14 orë në Merdarë.
Rashiq kërkoi qe në emër te kabinetit t’iu shkruhet një letër ambasadorëve te Quintit.
“Në hyrje prapë është ndaluar dhe deri në këto momente ende atje është duke qene e ndaluar. E falënderoj ministrin Sveçla që ka dërguar disa pjesëtarë pasi ajo ka diabet dhe atje është qe 14 orë”, tha ai.
“Mua me Vjen keq për zonjen Trajkoviq një grua me moral të lartë, ajo iu ka ndihmuar shumë njerëzve dhe iu lus dhe ndonëse nuk është në kompetencën tonë nëse është e mundur që të dërgoni nga kabineti anëtareve të Quintit për të biseduar me kolegët në Beograd që ngjarje të tilla të mos ndodhin. Jam i brengosur, diabeti ka trajtim të veçantë dhe mund të jetë i kobshëm për të”, shtoi ai.