Për dorëheqjes së serbëve nga institucionet e Kosovës në veri dhe vendosjes e heqjes së barrikadave nga serbët atje, Ministri për Komunitete dhe Kthim Nenad Rashiq, tha se barrikadat nuk besoj se janë vendosur për shkak të tij ose përfaqwsuesve politik serbë që mendojnë ndryshe nga Lista Serbe.
“Kjo ka qenë një manovër e organeve të Listës Serbe, duke u përkrahur nga regjimi i Beogradit për një situtatë kinste më të favorshme në bisedat për një marrëveshje finale. Kjo është një pozicionim para finales së madhe. Unë nuk e shoh se kanë vepruar drejtë. Konsideroj se kanë gabuar dhe në atë pjesë të vendit janë humbur 1 mijë vende të punës në atë pjesë të Kosovës. Kanë gabuar ata që kanë dhënë këso rekomandime dhe kanë krijuar vakuum të sigurisë në veri të Kosovës”, tha Rashiq para mediave në Graçanicë.
Më tej ai tha se ka mundësi ligjore për kthimin e serbëve në vendet e tyre të punës në veri, sidomos stafi administrativ.