image Rashiq: Asociacioni do të jetë sfidë e madhe për serbët e Kosovës

Politikë

Rashiq: Asociacioni do të jetë sfidë e madhe për serbët e Kosovës

news image

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, në deklarimin e sotëm të tij ka folur rreth Asociacionit, si një ndër temat më të rëndësishme e aktuale në vend.

Për këtë çështje Rashiq ka theksuar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të jetë një nga sfidat më të mëdha për serbët e Kosovës.

Madje ministri Rashiq, ka shprehur frikën e tij se serbët e Kosovës nuk janë të gatshëm për asociacionin.

Ai për RTK2 ka theksuar se nuk ka zgjidhje të përhershme dhe të qëndrueshme për çështjen e komunitetit, nëse serbët e Kosovës nuk marrin pjesë në proces, dhe se duhet të marrinë përgjegjësi për realitetin e ri.

/GazetaSinjali/