image Rashica sonte rikthehet në aksion, Werder Bermenit i duhet fitorja

Futboll

Futboll/ Rashica sonte rikthehet në aksion, Werder Bermenit i duhet fitorja

news image

Milot Rashica dhe Werder Bermen sonte rikthehen përsëri në aksion pasi pushuan për afro 3 muaj.

Ata nga ora 20:30 do të jenë nikoqir të skuadrës së Bayer Leverkusen, transmeton Gazeta Sinjali.

Skuadrës së Rashicës i duhet fitorja për të mbajtur shpresa që të mbijetoj këtë sezon në Bundesliga.

Bermen gjendet në pozitën e 17 me 18 pikë. Ata kanë 9 pikë më pak se vendi i 15-të.

Por, Werder po ashtu ka 2 ndeshje më pak të luajtura. Kurse, Leverkusenit i duhet fitorja për të mbajtur gjallë shpresat për një plasman në Ligën e Kampionëve.

Ata kanë 47 pikë, 4 pikë më pak se Leipzig që gjendet në pozitën e 4-të./Gazeta Sinjali/