image Rashica ndihet i zhgënjyer me rezultatin, mirëpo nuk dëshiron të ndalet

Futboll

Rashica ndihet i zhgënjyer me rezultatin, mirëpo nuk dëshiron të ndalet

news image

Milot Rashica ka debutuar me fanellën e Norwich City në Premierligë ndaj Liverpoolit.

Por, ekipi i promovuar në elitën e futbollist anglez u mposht me rezultat 0:3 nga “Reds”.

Ylli kosovar, Milot Rashica e nisi nga fillimi këtë ndeshje, duke luajtur plot 77 minuta.

Pas takimit, ai shkroi në rrjetet sociale për debutimin e tij.

“Rezultat zhgënjyes sonte, por vazhdojmë tutje. Përkrahje e mrekullueshme nga tifozët tanë” – shkroi Rashica në profilin e tij në “Twitter”.

 /GazetaSinjaliSporti/