image Rashica ndalet të flas pas supergolit të mbrëmshëm

Futboll

Deklarata/ Rashica ndalet të flas pas supergolit të mbrëmshëm

news image

Sulmuesi kosovar, Milot Rashica, shënoi një supergol mbrëmë në fitoren e thellë të ekipit të tij.

Pas ndeshjes ai deklaroi se ishte i kënaqur me faktin se ekipi i tij e dominoi ndeshjen.

“E kontrolluam ndeshjen mirë, por goli i hershëm ishte shumë i rëndësishëm për ne. Shpresojmë që tani të fillojmë me një formë të mirë së bashku”, deklaroi ai.

Werder Bremen mbrëmë u kualifikua në fazën e 1/8 të Kupës së Gjermanisë. Skuadra nga Bremeni mposhti Heidenheimin me rezultat 4:1.

Golin e parë në këtë ndeshje e realizoi Milot Rashica me një gjuajtje të bukur në minutën e gjashtë.

Pas kësaj paraqitje të mirë, ylli i Kosovës u shpall edhe lojtari më i mirë i ndeshjes.

Rashica edhe sezonin e kaluar ishte shpallur disa herë lojtari më i mirë në ndeshjet e Kupës.